-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova dhe Shqipëria ndryshojnë gjurmën e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Kryesoret

Kostoja e përafërt e hekurudhës Durrës-Prishtinë është llogaritur në 700 milionë euro. Tashmë dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar për ndryshim të trasesë së hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu ka njoftuar se tashmë ka një trase përfundimtare të hekurudhës që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

“Lajm shumë i mirë që tashmë përfundimisht kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kalojë hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë”, ka njoftuar Aliu.

Ai ka thënë se tashmë punimet do të fillojnë në mënyrë intensive për realizimin e projektit.

“Në përputhje edhe me zotimet tona pas procesit të nisur të fizibilitetit, do të fillojnë punimet intensive në drejtim të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore që do të lidhë jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë e vendeve tona dhe më gjerë”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës ka ber me dije se në rrafshin e projekteve infrastrukturore, planet kanë pësuar disa ndryshime.

Rama u ndal te hekurudha Shqipëri–Kosovë. Me dakordësinë dhe të palës tjetër, Rama tha se do ketë një ndryshim të vijës, që do kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë.

“Ka komunikime intensiv me Kosovën për ecurinë e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ka një dakordësi nga të dyja palët për të ekspoluar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë, kjo është një zgjidhje e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, deklaroi Rama./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit