Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish ndryshime në strukturën e qeverisë. Hera e dyta brenda pak ditëve. Pas krijimit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kreu i qeverisë njoftoi sot se ka kabineti është zgjeruar me ministrinë e Administratës Publike dhe Antikorrupsionin. Këtë detyrë do ta marrë Adea Pirdeni, e cila ka kryer tre vjetët e fundit rolin e zv/ministres së Drejtësisë dhe sipas kryeministrit ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv/kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore. “Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, pasi sapo ka hedhur me sukses hapin e parë të tyre, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike.
Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, pasi sapo ka hedhur me sukses hapin e parë të tyre, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike, për të rritur krahas pagave… pic.twitter.com/72k3JbRCld
— Edi Rama (@ediramaal) January 11, 2024
Po ashtu është e udhës që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit, me ekzigjencat e procesit sfidues të negociatave me BE për të gjitha institucionet e vendit, si edhe me vetë shoqërinë civile e sipërmarrjen. Për ta nxitur këtë qasje të re dhe adresuar sfidat e mësipërme, do t’i dërgoj Presidentit të Republikës propozimin për miratimin e një tjetër anëtari të ri të kabinetit qeveritar, si Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Këtë detyrë do ta kryejë zonja Adea Pirdeni, e cila ka kryer tre vjetët e fundit rolin e zv.ministres së drejtësisë dhe ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore” shkruan Rama.