Derbi i kryeqytetit në Itali, midis Romës dhe Lazios për një vend në gjysmë finalen e Kupës së Italisë në tribunat e stadiumit dhe jashtë tij.
Përpara se të fillonte përballja, tifozerit përkatëse krijuan kaos jashtë stadiumit sharje ofendime dhe hedhje e sendeve të forta kundër autobusëve të skuadrave rivale.
Në tribunat e “Stadio Olimpico” situata nuk u duk më e qetë, ku tifozët nisën të lëshonin ndërmjet tyre flakadanë dhe mjete të forta.
Një situatë e cila detyroj Jose Mourinho-n t’i bënte thirrje për tu qetësuar.
Një shembull i keq rezultuan dhe vet lojtarët, të cilët me sjelljet e tyre antisportive ndezën dhe më shumë gjakrat.
Vetëm 2 minuta nga përfundimi i sfidës, Pedro humbet logjikën, i provokuar nga Paredes, spanjolli nisi një përplasje të fortë fizike me lojtarët e Romës, dhe menjëherë karton i kuq.
Situata agravoj me kartonin e kuq të Azmoun dhe goditjen në fytyrë të Shumudurov ndaj Rovellas, në fund një fitore 1-0 e Lazios dhe 3 kartona të kuqë.
Për lojtarët është e thjeshtë të zihen dhe të debatojnë në fushë, 90 minuta dhe më pas largohen, por tifozët mbeten aty dhe në fakt këtu erdhi ngjarja më e rëndë.
Një grup tifozësh lacial shkuan një pub që frekuentohet nga tifozët e Romës duke i goditur me shkop bejsbolli dhe me mjete të ftohta.
Sulmi erdhi pas ndeshjes, rreth mesnatës, pas një përleshjeje që shpërtheu në klub midis Giallorossi dhe një grupi të vogël prej 4 ose 5 lojtarësh të Lazios, të cilët hynë me kapuçe në fytyrë, shkopinj dhe rripa në duar.
Një 30-vjeçar mbeti i plagosur rëndë me thikë, duke marrë goditje të rënda në gjoks dhe trupo, fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.