-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një derbi për tu harruar, brenda dhe jashtë Olimpicos mbizotëroi dhuna

Kryesoret

Derbi i kryeqytetit në Itali, midis Romës dhe Lazios për një vend në gjysmë finalen e Kupës së Italisë në tribunat e stadiumit dhe jashtë tij.

Përpara se të fillonte përballja, tifozerit përkatëse krijuan kaos jashtë stadiumit sharje ofendime dhe hedhje e sendeve të forta kundër autobusëve të skuadrave rivale.

Në tribunat e “Stadio Olimpico” situata nuk u duk më e qetë, ku tifozët nisën të lëshonin ndërmjet tyre flakadanë dhe mjete të forta.

Një situatë e cila detyroj Jose Mourinho-n t’i bënte thirrje për tu qetësuar.

Një shembull i keq rezultuan dhe vet lojtarët,  të cilët me sjelljet e tyre antisportive ndezën dhe më shumë gjakrat.

Vetëm 2 minuta nga përfundimi i sfidës, Pedro humbet  logjikën, i provokuar nga Paredes, spanjolli nisi një përplasje të fortë fizike me lojtarët e Romës, dhe menjëherë karton i kuq.

Situata agravoj me kartonin e kuq të Azmoun dhe goditjen në fytyrë të Shumudurov ndaj Rovellas, në fund një fitore 1-0 e Lazios dhe 3 kartona të kuqë.

Për lojtarët është e thjeshtë të zihen dhe të debatojnë në fushë, 90 minuta dhe më pas largohen, por tifozët mbeten aty dhe në fakt këtu erdhi ngjarja më e rëndë.

Një grup tifozësh lacial shkuan një pub që frekuentohet nga tifozët e Romës duke i goditur me shkop bejsbolli dhe me mjete të ftohta.

Sulmi erdhi pas ndeshjes, rreth mesnatës, pas një përleshjeje që shpërtheu në klub midis Giallorossi dhe një grupi të vogël prej 4 ose 5 lojtarësh të Lazios, të cilët hynë me kapuçe  në fytyrë, shkopinj dhe rripa në duar.

Një 30-vjeçar mbeti i plagosur rëndë me thikë, duke marrë goditje të rënda në gjoks dhe trupo, fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit