Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka është shprehur se nuk u njoftua nga Kuventi për mbledhjen e Kryesisë së Kryetarëve, për të cilën ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.
Açka shprehet se nuk është njoftuar në asnjë formë për mbledhjen, teksa i drejtohet kryeparlamentares “Turp, zonja Nikolla”.
“Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpcët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare”, i drejtohet Açka, kryetares së Kuvendit.
Ligjvënësja e PD-së shprehet se Kuvendi është kthyer në një ngrehinë gaztore, “ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi”.
Ndërkohë në një njoftim ende jozyrtar nga Kuvendi, është deklaruar se deputetja Flutura Açka është njoftuar si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në konferencë, njoftimi raportohet se i është dërguar ditën e djeshme.
Reagimi i plotë i Flutura Açka:
Kuvendi i Shqipërisë, kjo ngrehinë gaztore!
Zonja Nikolla,
Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka:
Konferencën e Kryetarëve
Turp, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpcët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. E keni kthyer Kuvendin nē një ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi.
Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama.