-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Dhashë dorëheqjen nga PD, Rama po i hedh “benzinë zjarrit”

Kryesoret

Deputetja Jorida Tabaku ishte e vetmja nga opozita që mori pjesë ditën e sotme në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Tha se shumica rrëzoi propozimet që bëri për kalendarin e ri. Komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama dje që tha se reformën zgjedhore mund ta bëjnë pa komision bipartizan, pra me opozitën.

Të ndryshosh ligjin e komisioneve hetimore në mes të krizës, të bësh ndryshime të njëanshme, t’i vetëm i hedh benzinë zjarrit. Unë nuk di që votat shiten apo blihen në treg. Votat vijnë nga një debat me opozitën. Opozita është kjo që është. Duhet që edhe reforma zgjedhore që të dalë nga debati me opozitën” tha ajo.

Për situatën brenda selisë blu u shpreh se ka dhënë dorëheqjen nga PD. “Unë kam folur gjatë për çështjen e debatit të PD-së dhe kam mbajtur qëndrimin tim. Në momentin që ishte e pamundur që të jepja një ndryshim qoftë edhe ashtu sikur kisha dëshirë unë u tërhoqa dhe dhashë dorëheqjen nga PD. Marr apo nuk marr unë pjesë në mbledhjet e grupit, pak rëndësi ka” deklaroi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit