Gruaja e 50-vjeçarit shqiptar, i cili vrau kunatin pasi sipas tij ky i fundit kishte përdhunuar dhe shantazhuar vajzën që e kishte nga një martesë e mëparshme, ka dalë kundër burrit të saj duke mbrojtur vëllain e ndjerë raportojnë mediat greke.
“Çfarëdo që është bërë, ka një ligj, ai nuk duhet t’i bënte këto gjëra. Së bashku kemi një vajzë që tani është 10 vjeç…” tha njerka e 18-vjeçares për 50-vjeçaren që ka ende tre vajza nga një martesë e mëparshme.
“Nuk dija asgjë! Ai vuajti atë që pësoi vajza dhe e tha tani, na mbylli shtëpinë… Këtë krim që e bëri im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd… Kam duruar gjithë këtë. vjet, i rrita fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, tha ai.
Sipas mediave greke, pas vrasjes së vëllait të saj të identifikuar si Erion Pelivani, nga bashkëshorti 50-vjeçar, gruaja ka shkëputur totalisht kontaktet me këtë të fundit.
Së fundi, ai argumentoi se autori nuk është person i mirë dhe se prej vitesh kishte duruar me të. “Ai nuk është njeri i mirë. Ai gënjeu shumë, ishte ekspert në gënjeshtër. Unë që jetoja me të, e kuptova pas pak… Ai nxehej kollaj, nuk ishte as baba i mirë, se i la fëmijët dhe doli për të gjuajtur derra. I thashë, por ai nuk më dëgjoi”.