Nga 105 mijë anëtarë të PD-së në vitin 2014, në 29 korrik të vitit të kaluar Jemin Gjana konfirmoi në lista vetëm 25 mijë. Dje Lulzim Basha tha se në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit 2021 kanë qenë 60 mijë anëtarë. Pyetjes së ku shkuan të tjerët, iu përgjigj, “ka pasur largime, por i bie që të një numër i madh anëtarësh që edhe kanë ndërruar jetë”!
Pyetja që shtrohet është pse kaq shumë anëtarë të PD-së kanë vdekur? Për të folur për këtë situatë brenda së djathtës zhvilluam një bisedë në “5Pyetjet.al” me “Skype” me Ibsen Elezin, ish-kandidatin për kryetar të PD-së, që sfidoi Sali Berishën.
“Ajo ishte ndër ato memet që zoti Basha sa herë flet e ka zakon ta bëjë dhe t’ja japë publikut. Por problemi i listave është problem i madh i asaj partie. Veprimi nga zoti Basha për reduktimin e anëtarëve të partisë ku deklaroi 20 e ca mijë anëtarë është një nga veprimet absurde.
Më parë e ka justifikuar me atë që ata që nuk kanë pranuar vullnetin e zotit Basha i ka përjashtuar. Por kjo është absurde. Më e rënda është ajo që u mor përsipër nga kuvendi i 11 Dhjetorit që problemi i listave do të zgjidhej nga zoti Berisha, por nuk ndodhi.
Dhe kjo nuk u zgjidh se nuk i intereson askujt se kush janë anëtarët e PD-së dhe si e mendojnë ata të ardhmen e PD-së. Nuk duan të marrin opinionin e partisë. Kjo që bën Basha që nga 70 e ca mijë anëtarë…
Ai ishte lapsus logjik, kur njeriu nuk di çfarë thotë, bën gabime të rënda logjike…pastaj fillojnë dhe ndërtohen memet. Figura e zotit Basha i ka munguar faqeve të memeve dhe është rikthyer me sukses. Kjo është sa tragjike dhe komike” tha ai.