-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Vlorë/ Balla: Policia e di fare mirë se…

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se policia e di mirë se zbulimi i autorëve dhe i personave të tjerë të përfshirë është testi i besimit të qytetarëve. Mesa duket ai i është referuar ngjarjes së fundit në Vlorë po edhe disa ngjarjeve të tjera kriminale.

Gjithashtu ai vlerëson edhe angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Forcat “RENEA” dhe Drejtorinë vendore të Policisë, të cilët sipas tij në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës kanë bërë një punë të rëndësishme hetimore.

Postimi i Ballës:

Policia e Shtetit e di fare mirë se zbulimi i autorëve dhe çdo personi tjetër të përfshirë në çdo ngjarje kriminale, si ajo e para pak ditëve në Vlorë, është testi i besimit të qytetarëve.

E vlerësoj angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Forcës Kombëtare të Sigurisë, Forcës “Renea”, Drejtorisë vendore të Policisë, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë një punë të rëndësishme hetimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit