-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banor në BBV 3? Ish-ministri nxjerr zbuluar sekretin

Kryesoret

Mësohet se Julian Deda është pjesë e “Big Brother VIP 3”. Ka qenë ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani i cili e ka konfirmuar këtë lajm nëpërmjet një postimi paksa ngacmues ku shkruan se:”Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda”, koment ky i cili nënkupton se Juli do të izolohet tërësisht ashtu siç janë edhe rregullat për banorët e këtij formati.

“Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”- përfundon Manjani.

Nërkohë që edhe aktori nuk e ka lënë pa i kthyer përgjigje me nota humoristike “mos harro më sill cigaret…!”
Koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje të avokatit Maks Haxhia pas dhënies së vendimit burg për ish- ministrin Saimir Tahiri nga GJKKO “Viso, ço dy paketa atje”, e cila do të bëhej meme në rrjet.

“Ka pas punë Visi këto kohë, por do gjejë pak kohë edhe për ty”- përfundon Manjani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit