Një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak në ambientet e Gjykatës së Tiranës. Ilia Demi 68-vjeç nuk është ndjerë mirë teksa qëndronte në hollin e gjykatës dhe ka kërkuar ndihmë.
Qytetari kishte shkuar të interesohej në gjykatë për një çështje gjyqësore të tij, përndjekje, dosje e vitit 2021, por ka humbur jetën.
“Nuk ndihej mirë dhe u ul në stol. Ra nga karrigia. Kishte ardhur për datën e gjyqit, dinte datën, por edhi të marrë orën” tha një qytetar që pa me sy ngjarjen e rëndë.
Stafi ka lajmëruar ambulancën, por fatkeqësisht ka qenë tepër vonë, pasi viktima ndërroi jetë menjëherë.
FOTO/ Informacionet e fundit, erdhi për datën, si vdiq qytetari në gjykatën e Tiranës