-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fasoneritë drejt mbylljes, PD: Në 24 orë 1200 persona humbën punën

Kryesoret

Anëtari i Kryesisës së PD, Eno Bozdo, në një konferencë për shtyp deklaroi se referuar të dhënave të Shoqatës së Fasonistëve, vetëm në 48 orët e fundit, kanë humbur vendin e punës 1200 punonjës.

Ai u shpreh se ky sektor e ka të vështirë të mbijetojë në treg pas zhvlerësimit të euros, aq më tepër kur kërkesat e vazhdueshme për subvencione, nuk janë dëgjuar nga qeveria.

Pjesë nga deklarata:
Në 48 orët e fundit, siç raporton edhe Shoqata e Fasonistëve, 1200 punonjës të kësaj industrie kanë humbur punën, e bashkë me të, të ardhurat për të mbajtur familjet e tyre. Pra vetëm në 48 orë, edhe 1200 familje i janë shtuar shtresës së varfër në Shqipëri, që përben 33% të popullatës së vendit (Banka Botërore).

Fasoneria është kontribuuesi i tretë më i rëndësishëm në bilancin e tregtar të vendit, pas turizmit dhe remitancave. Ajo punëson drejtpërsëdrejti 75 mijë persona dhe përbën rreth 35% të eksporteve totale të Shqipërisë.
Qeveria e njeh këtë situatë plotësisht, dhe me ndërgjegje të plotë zgjedh pastrimin e parave në vend të ekzistencës së 75 mijë familjeve shqiptare që mbahen nga kjo industri.

Mesazhi që qeveria i jep këtyre familjeve është i qartë: “n.q.s s`keni të hani, ikni nga vendi, sepse ky nuk është vend për njerëz të punës. Na duhen më shumë lekët e drogës se ato i pastrojmë kollaj, sesa djersa e ballit e punës tuaj të ndershme”.
Prandaj ne sot gjendemi përpara faktit se në dekadën e fundit, 1 milionë shqiptarë, afro 35% e popullatës së vendit, ka ikur! Zhbërja e Shqipërisë po ndodh përpara syve tanë!

Fasonistët nuk janë të vetmit. Profesionistët e lirë që tatohen me 23% nga qeveria, kur biznesmenët e mëdhenj tatohen me vetëm 8%, janë gjithashtu një specie në zhdukje. Fermerët po ashtu, sepse jeta në fshat është tashmë realisht e pamundur!
Qeveria krihet, ndërsa Shqipëria zhbëhet.
Partia Demokratike është e vendosur në misionin e saj. Ne do të rezistojmë dhe do të fitojmë. Në fund ai që do të largohet do të jetë Rama, dhe jo shqiptarët e ndershëm. Por koha nuk pret, prandaj, O Sot O kurrë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit