-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbledhja e PD, reagon ashpër deputeti: Ata që duan le të firmosin, nëse jo të ikin te Luli

Kryesoret

Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura nga grupi parlamentar i PD-së ka pasur thirrje që të dilet në terren.

Bardeli: Të nderuar kolegë, duhet të dini se baza ka nevojë të na shoh të gjithëve bashkë në terren. Fatmirësisht ato kërkojnë bashkimin dhe kërkojnë të integrohemi të gjithë pavarësisht qëndrimeve që kemi mbajtur. Juve ju kërkon baza.

Aspak i qetë nuk ka qenë deputeti, Saimir Koreshi, e cili është përgjigjur duke thënë se të gjithë deputetët rrinë në Tiranë dhe tani kujtohen për bazën.

Ai i është drejtuar kolegëve të tij duke i thënë se po flasin se po bëjnë negociata, por bë fakt asgjë s’janë duke bërë, duke kërkuar më pas që të dilet në propozime konkrete, e më pas ata që duan të firmosin, nëse jo të shkojnë t’i bashkohen Lulit.

Korreshi: Qysh thatë? Mezi po na qasin njerëzit tani? Se jam pak konfuz për sensin e gjësë, çfarë është baza? Ju të gjithë rrini ne Tirane dhe thoni baza. Unë atje rri ne Lushnje, takime me njerëzit jam. Flisni se po bëni negociata, asgjë s’po bëni. Mos na lodhni, flini me Berishën, na sillni propozimin, ata qe duan ta firmosin, ta firmosin, nëse jo të shkojnë tek Luli. Hajde bashkohemi, se vetëm ajo mundësi është të ngremë njerëzit. Nuk vjen baza dhe nuk na ndjek ne, nëse nuk bashkohemi ne.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit