-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj në mbledhjen e PD: Harrojini shantazhet

Kryesoret

Në mbledhjen e grupit të Opozitës me dyer të mbyllura Gjekmarkaj ka folur me tone të ashpra, duke thënë se nuk duhet të merremi vetëm me arrestimin e Sali Berishës, por të diskutojmë edhe për tema të tjera, pasi po hyjmë në një vit elektoral.

Gjekmarkaj: Kam një lutje! Njeriu nga natyra është trim dhe frikacak, xheloz dhe paranojak, te tjetri sheh rrezikun dhe e do sa me të sigurte rrethin. Vetëmbrojtja primitive është instinkt bazik i njeriut. Por këtu duhet te vumë me një minimum respekti për njeri tjetrin. Secili flet per veten nga këndvështrimi i tij. Unë mund të jetoj pa politiken, pa PD dhe pa këtë grup siç PD dhe politika mund te jetojnë fare mire pa mua dhe pa të tjerë ketu. E kam dëshmuar ne jete qe ja dal edhe si individ. Një gjë duhet të jete e qarte, nuk kam kërkuar asgjë nga askush e s’kam ndermen te kërkoj, po ta harroje kushdo se mund të bëjë insinuata e shantazhe këtu. Me mua nuk ndezin fare po fare. Bie dakord me ato që tha Saimiri. Po për mua një gjë ta dijë kushdo ne çdo baze bashkimi apo bashkëpunimi, kam tre vija te kuqe, integritetin personal, nuk kam ndërmend te sulmoj kurrë ambasadoret e SHBA ne Tirane dhe SPAK-un. Do ta gjykoj rast pas rasti si institucion dhe jo organizate kriminale.

Bashkimi është proces i cili ndërtohet mbi disa parime dhe koherenca. Nuk është çështje se ku behën mbledhjet e grupit. Ne jemi në një krize që kërkon ndryshim strategjie. Ne themi këto qe bën qeveria jane te papranueshme, po jane, po ndodhin. Duhet te masim distancën mes konceptit te pare dhe te dytit. Te shohim ku na nxjerr. Çfarë gjuhe duhet te përdorim. Se kemi deficite me gjuhen. Po hyjmë ne vit elektoral, kemi vetem nje teme apo kemi edhe tema te tjera, argumente, platforma ekip, apo do përqendrohemi vetëm tek arrestimi i Sali Berishes?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit