-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Një Javelin për çdo tank serb”! Raketat që blen Kosova godasin deri në 4 mijë metra

Kryesoret

Kosova ka blerë nga një anti-tank “Javelin” për çdo tank të Serbisë, pohoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja. Duke folur për mediat vendase, ai shpjegoi se një “Javelin” kushton rreth 178 mijë dollarë dhe 240 të tillë, aq sa besohet se ka tanke Serbia, llogariten tek 70-80 milionë dollarë.” Vendi ynë nuk e do një konflikt në Ballkanin perëndimor, theksoi ai, por kaosin që ka përfshirë siç tha rendin botëror, në raste të tilla duhet bërë përgatitje.

“Unë besoj se Serbia për ne përbën rrezik real, e këtë e kjo u dëshmua edhe me ngjarjen e Banjskës. Tania ta po blejnë sisteme ruse anti-raketë dhe dronë kinezë. Shpenzimet e tyre ushtarake sot i kalojnë ato të kohës së Milloshevicit, që konsideroheshin si më të lartat deri tani”, shtoi ai, duke nënvizuar se armatosja e Kosovës i shërben paqes. Sipas ligjvënësit, raketat që po planifikon t`i ketë FSK-ja godasin tanke deri në 4 mijë metra largësi.

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi më herët se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh. Bëhet fjalë për 246 raketa kundërtanke të këtij lloji, të prodhuara nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri.

DASH-i sqaroi se më 11 janar administrata amerikane ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave Javelin dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to për Kosovën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit