Tre orë e gjysmë qëndroi ish-ministri Ilir Beqja ditën e sotme në SPAK. Në dalje, në një prononcim për mediat, Beqja tha se u mor në pyetje për kontratën e Sterilizimit.
“Sot vazhduan me pyetjet për çështjen e sterilizimit. U mora në pyetje nga hetuesit për aneksin tetë të kontratës që janë standarde” tha ai për mediat.
Por sapo u fut brenda në SPAK u gjobit makina me të cilën erdhi, që është e Ermal Kurtulajt, i cili del në dosjen e SPAK-ut për pasurinë e Beqjat, si njeriu që dyshohet se menaxhonte bizneset e socialistit.
“Ka një arsye pse vij me makinën e të tjerëve, nuk di t’i jap makinës, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi” tha ai.