Kosova do të blejë 75 milionë dollarë raketa “Javelin” nga SHBA për t’u mbrojtur nga Serbia. Në total do të jenë 246 raketa kundërtanke. Sipas SHBA-së përveç 246 raketave “Javelin” janë edhe gjashtë raketa testuese dhe 24 njësi për lëshimin e tyre si dhe udhëzues të tjerë për përdorimin e raketave dhe pajisje përcjellëse.
Por çfarë janë këto raketa që kanë qenë shumë të suksesshme në Ukrainë kundër Rusisë? “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me ekspertin e sigurisë në Prishtinë, Avni Islami, i cili u shpreh se armatosjen e vendeve të Ballkanit po e orienton Serbia dhe se Kosova po furnizohet dhe blindohet në mbrojtje jo në sulm.
“Ushtria e Kosovës ka filluar të marrë formën e një ushtrie mbrojtëse për të mbrojtur sovranitetin. Forca e sigurisë së Kosovës pretendon që të jetë prodhuese e paqes. Kohët e fundit buxheti i qeverisë së Kosovës për mbrojtjen, ushtrinë, është rritur. Kosova nuk pretendon të armatoset me armatim sulmues, por mbrojtës. Raketat “Javelin” janë anti-tank dhe përdoren për vetëmbrojtje.
Kur kemi një shtet, që Kosovën e quan pjesë të territorit të saj, Kosova është e detyruar që të pajisjet me armatim vetëmbrojtës. Këto raketa janë mëse të nevojshme për t’ju përgjigjur armatimet të Serbisë, që ka tendenca për pretendimet territoriale jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës. Janë 287 raketa anti-tank që do ta neutralizonin një sulm nga Serbia. Unë pres që Kosova të pajisjet edhe me sistem anti-raketor dhe kundërajror që ta mbrojë sovranitetin territorial” tha ai.