Kanë kaluar më shumë se 12 orë nga atentati mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar. Zamir Kalemi mbeti i plagosur në zonën e Selitës në Tiranë. 16 gëzhojë u gjetën në vendin e ngjarjes. I shpëtoi për mrekulli breshërisë së kallashit. 35-vjeçari i plagosur doli vetë nga makina dhe kërkoi ndihmë.
Pak minuta më pas një makinë u gjet e djegur në Bërzhitë po mbrëmjen e djeshme, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët. Makina kishte targa të vjedhura, të cilat ishin denoncuar të humbura më parë në Tiranë. Para se ta qëllonin me breshëri plumbash, autorët dyshohet se e kanë ndjekur për disa orë Kalemin dhe i kanë dalë para në zonën e Selitës, kur kanë hapur zjarr. Në tentativë për t’u shpëtuar autorëve, Kalemi ka devijuar automjetin dhe është përplasur me trafikndarësen në rrugë.
Dy të vdekur dhe tre plagosje! Si nisi saga e hakmarrjes Papa-Sadikaj-Kalemaj në Tiranë?