-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

111 vite polici/ Balla: Paga dhe energji e re! Nano: Pa ligj nuk gjejmë drejtësi

Kryesoret

Policia e Shtetit feston sot 111 vjetorin e krijimit/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli përpara trupës së policisë për disa objektiva, mes tyre procesi i vetëpastrimit, rritja e pagave dhe modernizimin.

Vetëpastrimi i policisë është dëshmi e pandërprerë e jona për të krijuar standarde dhe integritet. Ka ardhur koha që të bëjmë gjithçka për ta dinamizuar, energjizuar dhe për të krijuar një sistem të ri karriere në Policinë e Shteti.

Një sistem që do jetë i bazuar në vlerësimin e rezultatit të çdo punonjësi të policisë. Kjo do bëtë edhe me një ligj për Policinë e Shtetit, do ta kalojmë ne qeveri dhe më pas në Kuvendin e Shqipërisë. Na duhet të vijojmë reformat që të forcojmë aleancën në nivel më të lartë me qytetarët.

Në Policinë e Shtetit do kemi modele të reja të Inteligjencës Artificiale. Le ta shndërrojmë vitin 2024, në një vit të arritjes së objektivit, atë  të shndërrimit të Policës së Shtetit në institucionit numër një të qytetarëve për besueshmëri. Rezultatet e deritanishme janë premisë e mirë për të arritur këtë objektiv të përbashkët” tha Balla.

Ish-drejtori i policisë së shtetit, Gledis Nano në një postim në rrjetet sociale për këtë ditë të shënuar për strukturën që ka drejtuar thotë se pa ligj nuk gjejmë asnjë strehë.

Kërkimi i sigurisë, lirisë dhe drejtësisë na lidh së bashku. Megjithatë, pa ligj, ne nuk gjejmë asnjë strehë, asnjë liri, asnjë drejtësi. Vlerësim për heronjtë e dedikuar të Policisë së Shtetit Shqiptar – shpirtra guximtar, trima që sigurojnë ekzistencën e ligjit dhe mirëqenien tonë kolektive. Mirënjohje për ata që ofrojnë mbrojtje për vlerat tona të përbashkëta” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit