-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Berisha, Berisha”/ Ish kryeministri mbledh sërish mbështetësit poshtë shtëpisë

Kryesoret

Edhe këtë fundjavë mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur poshtë banesës së tij duke protestuar. Ata po shprehin edhe për sot mbështetjen ndaj liderit të tyre dhe vazhdojnë akuzat për qeverinë e cila sipas tyre ka asgjesuar opozitën.

“Mblidhemi këtu për Sali Berishën sepse është njëri nga ne. Njeriun që na priu më shumë dhe më gjatë për të kthyer liritë, e cenojnë sot me heqjen e lirisë dhe fjalës, prandaj sot jemi në krah të tij”, tha një nga mbështetësit.

Që nga 30 dhjetori, Berisha ndodhet në arrest shtëpie për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Që prej ditës që GJKKO i ndryshoi masën nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’, mbështetësit e tij zhvillojnë çdo ditë protesta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit