Sokol Cikalleshi është kthyer në ekipin e Koinasporit pas problemeve që pati me pagën, dhe për pak sa nuk u kthye në protagonist.
Në minutën e 79’, 33-vjeçari shqiptar realizoi një gol mjaft të bukur për të kaluar në avantazh skuadrën e tij përballë Istanbulsporit.
Gjithsesi pas një konsultimi me VAR, ishin centimetrat ato që bënë që goli i Cikalleshit të anulohej për pozicion të parregullt.