Një shtetas shqiptar i cili ishte dënuar në mungesë është kapur nga policia italiane.
Karabinierët e Pozzallos kanë vendosur në pranga 59-vjeçarin shqiptar pas një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Mozanës.
Ndaj tij kishte një dënim në fuqi me 3 vjet e 11 muaj dhe për trafik droge dhe evazion fiskal, ngjarje të ndodhura në vitin 2014.
Mësohet se ndalimi i shqiptarit është bërë në portin e qytetit bregdetar dhe më pas ai është transferuar në burgun e Raguzës.