-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitën me dhunë zyrën, vendosen në pranga 2 shqiptarët në Greqi

Kryesoret

Dy shqiptarë janë vendosur në pranga nga policia greke nën akuzën e grabitjes me dhunë. 2 shqiptarët të moshave 37 dhe 41 vjeç në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës.

Nën kërcënimin e një arme, ata grabitën një sasi parash dhe u larguan me një motoçikletë. Policia mundi të bjerë në gjurmët e dy grabitësve mbas marrjes së informacionit në rrugë operative.

Prej verifikimeve rezultoi se ata kanë kryer grabitjen, ndërsa pas kontrollit në banesë u gjetën edhe veshjet dhe mjetet e përdorura për të kryer grabitjen si dhe një sasi prej 20 gramë metadon. Sakaq, raportohet se dy të ndaluarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit