Fatkeqësisht tërmeti me magnitudë 4.5 që goditi Lushnjën gjatë mesnatës, ka lënë pas dhe viktima, një 20-vjeçar ka humbur jetën.
E rëndë! Humbi jetën nga tërmeti në Lushnjë, ky është 20-vjeçari (EMRI)
Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin e Vlorën.
Ndërkohë që banorët e zonës dolën jashtë për të qenë më të sigurt, të njëjtin veprim bëri dhe 20-vjeçari Daniel Rika.
Ai i mbërthyer nga paniku ka tentuar të zbresë nga kati i dytë i banesës së tij, por siç raportohet, fatkeqësisht i riu është penguar dhe është rrëzuar nga lartësia.
Ndërsa mësohet se i riu vuante dhe nga ankthi.
Trupi i pa jetë i 20-vjeçarit është gjetur nga anëtarët e tjerë të familjes.
Shkundet vendi, tërmeti godet Shqipërinë në mesnatë, ku ishte epiqendra?








