Në lidhje me lajmin e hidhur ku si pasojë e tërmetit të mbrëmshëm në Lushnjë ka humbur jetën një i ri ka reaguar zyrtarisht dhe policia.
Uniformat blu konfirmojnë viktimën Daniel Rika, 20-vjeç dhe shpjegojnë se ai është gjetur nga familjarët në dhomën e tij pa shenja jete.
Më herët u mësua se i riu vuante nga ankthi, ndërsa ishte raportuar se viktima ishte rrëzuar nga shkallët.
Lushnjë:
Rreth orës 01:40, në banesën e tij në fshatin Çinarë, Lushnjë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi D. R., 20 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët e tij, në dhomën e vet.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të humbjes së jetës.