-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

25 vjet nga masakra e Reçakut

Kryesoret

Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti do të shkojnë sot në Reçak të Shtimes, për 25 vjetorin e masakrës, njëra ndër më të tmerrshmet ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Homazhet do të fillojnë nga ora: 08:30 dhe mbahen në Kompleksin Memorial në Reçak, kurse ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut do të fillojë nga ora 09:30 dhe mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Më 15 janar të vitit 1999, në Reçak forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, masakrën e Reçakut e kishte quajtur “krim kundër njerëzimit”.

Masakra në Reçak u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, ndërsa Serbia edhe sot e kësaj dite refuzon ta pranojë këtë krim makabër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit