Kreu i shoqatës “Pro Eksport Albania” Edvin Prençe i ftuar te “5Pyetjet nga Babaramo” deklaroi se sektori fason nuk kërkon lëmoshë nga qeveria por akses për kredi të buta në bankë.
Fasoneria drejt falimentit, Prençe: Pë 10 ditë 3 mijë largime nga puna
“E para duam, tamponimin e hemoragjisë, për 10 ditë kemi 3 mijë vende të humbura. Bizneset kanë ulur qepenat, kanë fikur dritat. Dhe së dyti duam politika zhvilluese që sektori të orinetohet drejt ciklit të plotë.
Sektori ka nevojë që nëse deri sot ke shitur krahun e lirë të punës… Tani ky sektor ka aftësinë që të punojë për vetëveten. Qeveria ime nuk po të kërkoj as lëmoshë, as grante, por më jep akses në banka për kredi të buta që unë të konkurroj. Kreditë i dua për automatizimin, promovimin, etj.
Dua të subvencionohet vetëm ajo pjesë që del si brand shqiptar në treg. Ata që e bëjnë këtë arrijnë në gati 10%. Vetëm për një certifikim duhen 3-4 mijë euro, për të marrë pjesë në një panair duhen 20-25 mijë euro. Këtu e duam shtetin në krah” tha ai.
“Fasoneria në vdekje klinike”! Malaj: E frikshme, 400 mijë veta në rrezik, Rama gaboi
Gazetari Fatos Çoçoli tha se deklarata e kryeministrit Rama se sektori fason është në “vdekje klinike” është nxjerrë nga konteksti. Ai tha se ky sektor nuk po kërkon serm.