-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjokutaj: “TEC”-et po “hanë” miliona, Euro si Piramidat e ’97, qeveria të thotë të vërtetën

Kryesoret

Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” tha se qeveria Rama duhet të japë llogari për gjendjen ku ndodhet sektori fason pasi 10 vite më parë bënte thirrje që investitorët të vinin sepse kishim krahun e punës së lirë.

Ai tha se ndihma që mund t’u jepet fasonëve është shumë më pak se milionat që po gllabërojnë “TEC”-et lundruese në Vlorë.

Kemi “TEC”-et lundruese që nuk po prodhojnë asgjë dhe po harxhohen lekë që janë një pjesë e madhe krahasuar me ato që kërkojnë eksportuesit” tha ai.

Më tej theksoi se askush nuk po jep përgjigje për rënien e euros. “1/5 e depozitave humbën nga kursi i Euros dhe ato humbën si Piramidat e ’97. Kursi i këmbimit nxori zbuluar ekonominë. Qeveria duhet të thotë të vërtetën. Deri para 10 vitesh thoshte hajdeni se kemi krahun e lirë të punës”.

Por cilat janë problemet e ekonomisë shqiptare? “Ekonomia prodhuese dhe përpunuese nuk është në gjendje të mirë. Duhet të menaxhojnë edhe koston e korrupsionit edhe ndryshimet fiskale, edhe ato bordet. Kur ke informalitet kursi i lirë i ka zhbërë politikat e Bankës së Shqipërisë. FMN thotë se 30% e ekonomisë është informale” tha ai.

Pse nuk kaloni nga fasoni në turizëm? Prençe: Burrat s’i lënë gratë të pastrojë hotelet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit