-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njohu pasaportat, Spanja: Nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston Kosova

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares në një intervistë për mediat në Spanjë, rithekson se njohja e pasaportës së Kosovës nuk nënkupton edhe njohjen e pavarësisë. Ministri Albares thotë se me hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën edhe Spanja duhet të përshtatet me shtetet tjera, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Edhe Spanja duhet të përshtatet ashtu si pjesa tjetër e shteteve që nuk e njohin. Prandaj, filluam të pranojmë pasaportat kosovare. Edhe një herë them se kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj.

Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestat i pranojmë pasaportat e tyre”, thotë ministri.

Ministri shton se nuk mund të bëjnë se nuk ekziston Kosova, pasi është territor brenda Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu merr pjesë në samitet e organizuara nga Bashkimi Evropian. “Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit