-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vogëlushi vdiq, klinika e Xhaxhos ishte pa licencë, prindërit: Përjashtoni prokuroren

Kryesoret

Prindërit e vogëlushit 3-vjeçar Brian Spahiu që ndërroi jetë në tetor të vitit të kaluar në Tiranë kërkojnë drejtësi. Për këtë sot iu drejtuan në një takim drejtuesit të prokurorisë së Tiranës. I kërkojnë përjashtimin e prokurores Alma Felaj nga dosja që po heton vdekjen e të miturit pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho, “Splendent”.

Prindërit pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar. Ata kanë paraqitur në prokurori rezultatet e një inspektimi që bërë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se klinika “Splendent” nuk ishte e pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen. Familjarët thanë se klinika është pajisur me licencë rreth një muaj pas vdekjes së të miturit, pra me 31 tetor.

Gjithashtu ekspertiza për shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu ka sjellë një përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Prokurorja e çështjes, Alma Felaj, kërkon që të caktojë ekspertë të huaj për të kryer ekspertizë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Mjekësia Ligjore në një reagim thotë se procedurat për caktimin e shkakut të vdekjes janë kryer si duhet. Sipas IML, krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike.

Skandali/ Çoi 3-vjeçarin drejt vdekjes, vajza e doktorit Xhaxho nuk kishte licencë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit