-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Politikani serb: Ja si përdoret një “Javelin”, me raketat gjërat do ndryshojnë!

Kryesoret

Politikani serb nga Vojvodina, Nenad Çanak, dha reagimin e tij në lidhje me marrëveshjen që Kosova dhe SHBA-ja mund të arrijnë për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”

Përmes një postimi në rrjetin “X”, ai ka shpërndarë një foto duke mbajtur në krah një Javelin, të cilën mësoi ta përdorte kur ishte në Kiev.

Politikani theksoi se kur raketat të mbërrijnë në Kosovë, atëherë shumë gjëra do të ndryshojnë, duke iu referuar fuqisë ushtarake dhe avantazhit të Javelin.

“Në Ukrainë, pata mundësinë të shoh se si duket tanku pas takimit me Javelin. Dhe pata mundësinë të mësoja se si ta përdorja atë. Trajnimi i përdoruesit mund të bëhet në gjysmë ore. Nëse (kur?) “Javelin’ arrin në Prishtinë, shumë gjëra do të ndryshojnë tani”, ka shkruar ai.

Javelin” është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kundërshtare dhe automjetet e tjera të blinduara.

Pas lëshimit raketa shkon me prezicion të lartë drejt objektivit, ndërkohë që ushtarët mund mund të ripozicionohen menjëherë dhe ta ngarkojnë manualisht për gjuajtjen e radhës.

Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë, Ushtria Amerikane ka 38 mijë të tilla.

Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 540 km/h pasi lëshohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit