Ministrja e Jashtme e kosovës, Donik Gërvalla gjatë takimit të sotëm me Igli Hasanin ka folur për sigurinë e Kosovës në veri e cila mbetet ende një sfidë. Ministrja Gërvalla tha se kanë diskutuar rritjen e bashkëpunimit, ndërsa thekson se ka falënderuar Shqipërinë për rolin që po luan për anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Europës.
“Gjendja e sigurisë në veri mbetet sfidë, sulmi i natës së fundit janë lënduar disa persona. Duhet të jemi vigjilent, se krimi i organizuar dhe struktura e ardhura nga Serbia do vazhdojnë të përpiqen të stabilizojnë vendin tonë. Me pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare Shqipëria do luajë rol më proaktiv për temat e sigurisë e paqes në rajonin tonë. Pajtuam për shkëmbime diplomatësh të rinj, rritjen e bashkëpunimit dhe realizmin e veprimtarisë të përbashkët, fuqizimin e diplomacisë publike, ekonomike, kulturore e të tjera.
Duhet të mbetemi vigjilent, krimi i organizuar së bashku me strukturat e ardhura nga Serbia, edhe gjatë vitit 20245 do të vazhdojnë të përpiqen të destabilizojnë vendin tonë. U dakorduam që bashkarisht të angazhohemi në informimin dhe sensivilizimin e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut rreth arrestimit të qytetarëve të Kosovës nga Serbia dhe lobimin tonë për lirimin e tyre” tha ministrja Gërvalla.
Hasani: Më kanë sjellë fakte për autorët e sulmit në Banjskë