-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I tha “Jo” Shqipërisë për Italinë, Allegri grumbullon dhe një herë Luis Hasën

Kryesoret

Juventusi do të përballet mbrëmjen e sotme në 20:45 me ekipin e Sassuolos, sfidë e vlefshme për javën e 20 të Serie A, ndërsa trajneri Allegri ka grumbulluar dhe një herë në ekip talentin shqiptar, Luis Hasa.

19-vjeçari ishte pjesë e ekipit edhe disa ditë më parë, kur Juventusi eliminoi Frosinonen nga Kupa e Italisë, por pa mundur të debutojë.

Mesfushori me tipare sulmuese shihet si lojtari i së ardhmes në Itali, duke qenë pjesë e U-20 te të kaltërit, me të cilët u shpall edhe kampion bote me Italinë U-19 një vit më parë.

Me origjinë nga Peqini, Hasa ka qenë pjesë e Shqipërisë U-15, por më pas kaloi te Italia. Në 2023 i ati i tij, Arben Hasa tha në disa intervista se FSHF-ja nuk u interesua për të.

I menjëhershëm ishte reagimi i FSHF-së, në të cilën u zbardh edhe e-maili i ftesës dhe refuzimi i Hasës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit