Republikanja Nikki Haley po lufton për shansin e saj të fundit në fushatën paraprake për zgjedhjet presidenciale në SHBA .
Ajo dëshiron të marrë pjesë në duelin e ardhshëm televiziv të republikanëve vetëm nëse merr pjesë edhe Donald Trump.
Ish-presidenti amerikan deri më tani ka shmangur të gjitha debatet me republikanen.
“Kemi pasur pesë debate të shkëlqyera këtë fushatë. Fatkeqësisht, Donald Trump i ka shmangur të gjithë”, shkruan Haley në X: “Debati tjetër që do të kem do të jetë ose me Donald Trump ose me Joe Biden. E pres me padurim” shprehet Haley.
We’ve had five great debates in this campaign. Unfortunately, Donald Trump has ducked all of them. He has nowhere left to hide. The next debate I do will either be with Donald Trump or with Joe Biden. I look forward to it.
— Nikki Haley (@NikkiHaley) January 16, 2024