Katër ditë pas shkarkimit të Aida Ademit për shpërdorim detyre, Eugen Prifti është caktuar drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë.
I cili ka qenë prej gjashtë muajsh zëvendës-regjistrues në Sarandë, gjithashtu mësohet 5 punonjës te ASHK Sarandë janë liruar nga detyra. Vendimi është marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme.
Njëherësh sipas burimeve policore ditën e premte janë sekuestruar disa dosje pranë sektorit te legalizimeve dhe regjistrimit të pasurive pranë kësaj Drejtorie të cilat do të referohen pranë Prokurorisë së Sarandës për hetime të mëtejshme.