Zbardhen detaje të reja nga operacioni që FNSH dhe RENEA kryen në Shkodër në orët e para të ditës së hënë në kërkim të Eljo Hatos, i kërkuar nga SPAK-u për dosjen “Metamorfoza”, por i njohur si një nga miqtë e Ervis Martinajt.
“Hipën në majë të murit”! Vëllai i Hatos: RENEA më terrorizoi fëmijët, vrau qenin
Operacioni u zhvillua në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër në banesën e Eliger Hatos, i cili është vëllai i Eljon Hatos. Objektiv ishte Eljo Hato që policia kishte informacion se ndodhej tek i vëllai dhe tentoi që ta kapte në gjumë.
Në momentin që efektivët u futën nga muret u vërsulën qentë. FNSH hapi zjarr duke vrarë njërin prej tyre. Brenda përmbysën gjithçka por Eljo Hato nuk u gjet. A kishte policia informacion të rremë, apo Hato iku?
FNSH futet për të kapur mikun e Ervis Martinajt në gjumë, por i vret qenin