Ka nisur shqyrtimi i dosjes së të ndjerës Dorjana Haka, partnerja e futbollistit Alban Hoxha e cila ndërroi jetë pak ditë pas lindjes së djalit të tyre.
Nëna e saj ka apeluar për drejtësi dhe është shprehur se uron që gjyqi të mos zvarritet.
Gjykata e Tiranës hapi në Tetor të vitit 2015 procesin gjyqësor ndaj dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”, të akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha.
Dorjana Haka ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pasi kishte sjellë në jetë djalin përmes lindjes cezariane. Të pandehurit në proces, kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba, akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm” në lidhje me këtë rast.
Sipas Prokurorisë së kryeqytetit, vdekja e 25-vjeçares ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve dhe moskryerjes prej tyre të analizave të nevojshme para dhe pas operacionit.