Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu shkruan në një postim në rrjetet sociale se tashmë përfundimisht ka një pakt të dyanshëm për trasenë se nga do të kalojë hekurudha që do të lidhë Kosovën me Shqipërinë. Aliu ka publikuar pamje se si do të duket ky projekt.
“Hekurudha Prishtinë-Durrës, një projekt tejet i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e më shumë, e që pas procesit të nisur të studimit të fizibilitetit, do të fillojnë edhe punimet intensive për realizimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore për kombin”, ka shkruar ministri.
Varianti i paralajmëruar ditë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe që është mbështetur nga ministri Liburn Aliu, parashikon që hekurudha të kalojë nga Durrësi në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.