Ndërtoi pa leje 3 objekte, me qëllim përfitimin nga turizmi, pranga 63-vjeçarit në Theth.
Shërbimet e Postës së Policisë Theth, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se në një sipërfaqe toke publike ishin ndërtuar 3 objekte, pa lejen përkatëse.
Për rastin u arrestua K. Th. 63 vjeç, pasi kishte ndërtuar 3 objekte druri mbi platforma të betonizuara, dyshohet me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.