-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ishte shoku im më i mirë…”! Lot dhe tronditje në Big Brother

Kryesoret

Largimi i papritur i moderatorit Drini Zeqo nga shtëpia e Big Brother VIP 3 ka trishtuar të gjithë banorët e këtij formati, madje ka pasur edhe nga ata që kanë lotuar. Pasi Juli përfundoi së lexuari zarfin e Vëllait të Madh, një pjesë e tyre e kanë cilësuar të pabesueshme duke shprehur dëshirën që ai të kthehet prapë, disa i kanë uruar që gjithçka të shkojë mirë për të dhe familjen e tij, ndërkohë Ilnisa ka shpërthyer në lot duke thënë se “ai ishte shoku im më i mirë”.

Pjesë nga diskutimi:

Juli: Unë tani e lexova edhe vetë, nuk e dija këtë gjë.

Roza: Mbase edhe kthehet?!

Sara: Joo, u largua me të vërtetë…

Juli: Nuk e di arsyen. Këtu thotë thjesht që “Drini ju uron suksese në vazhdim”.

Romeo: Sa gjynah o plak…

Roza: Drini ishte një element shumë shumë i veçantë në mozaikun e Big Brother. Ishte një gur i pazëvendësueshëm.

Romeo: Sa gjynah o plak, sa gjynah o plak…

Gabrieli: Hajde ishalla ka e diçka kalimtare.

Roza: Edhe sot i thash që me karakterin dhe sjelljen që ka të frymëzojë brezat në të ardhmen sepse xhentilesa dhe xhentëllmenllëku i tij është për t’u marrë shembull.

Gazi: Ishalla kthehet Drini…

Roza: Kush e di, do t’i ketë ndonjë familjar rast urgjence.

Dea: Po t’i pse prekesh kaq kollaj, forca bëhu e fortë.

Ilnisa duke qarë: Drini ishte shoku im.

Alfio: Ne kemi dy orë që themi ‘ku është Drini, ku është Drini’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit