Peshëngritësi shqiptar, Daniel Godelli përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka fituar betejën ligjore në lidhje me akuzat për doping. Sipas tij, substanca e ndaluar ostarinë, e gjetur në trupin e tij, kishte ardhur nga një suplement ushqimor. “Sot në mëngjes mora një email që po e prisja që në Shtator 2023, nga ITA (International Testing Agency).
Sikurse ju bëra me dije në atë status rreth një vit më parë ku unë akuzohesha për përdorimin e një substance të ndaluar, unë do të ndiqja të gjitha proçedurat e nevojshme për të faktuar që ajo substancë e ndaluar që u gjend në analizat e mia anti-doping nuk më përkiste mua kurrësesi.
Emaili- i sotëm faktoi pikërisht këtë gjë, që substanca e gjetur në trupin tim “Ostarinë” ishte një substancë e ardhur aty nga një suplement ushqimorë i cili rezultoi nga analizat në laboratorët e Agjencisë Anti-Doping, si suplemente i kontaminuar.
Që do të thotë, suplementi ushqimorë që unë kisha përdorur, në listën e përbërësve të tij tregonte vetëm vitaminat/aminoacidet/suplementet ushqimore të lejueshme për të ndihmuar trupin të rigjenerohet dhe përballoj ngarkesën stërvitore, gjë për të cilën unë e kisha blerë dhe po e përdorja duke e kontrolluar mijëra herë, qoftë etiketën e tij (sikurse bën çdo sportist i nivelit të lartë me çdo produkt, madje edhe me një aspirinën) qoftë edhe online duke kërkuar mos kishte ndonjë shkrim apo koment negativ në lidhje me të” shkruan ai.