-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Bardhi: Rama të vijë në Kuvend dhe t’u përgjigjet kërkesave të protestuesve!

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, sot gjatë senacës në Kuvend ka folur për edhe për kërkesat e protestuesve, duke kërkuar që Kryeministri Edi Rama duhet të vijë në Parlament dhe të jap llogari pse qytetarët janë në protestë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ndërkohë, qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kuvendit, ndërsa mbajnë pankarta në duar me mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Fjala e Bardhit

Edi Rama nuk guxon për të dhënë llogari për ligjin për investimet strategjike, po atë që u hapi rrugën trafikantëve të drogës. Ky është një refuzim për parlamentin, një refuzim ndaj qytetarëve shqiptarë. Ju sot nuk dështuat vetëm në përmbushjen e rolit tuaj. Sot ju po mbroni kryeministrin nga llogaridhënia. Detyra juaj është të mbroni dinjitetin e Kuvendit për t’i kërkuar llogari qeverisë. Ju sot zgjodhët të mbroni kryeministrin dhe jo parlamentarizmin. Rama është peng i krimeve shtetërore dhe besoj se e ka menduar realisht dorëheqjen, por s’mund ta japë sepse është peng i sistemit që ka ndërtuar vetë. Edi Ramën nuk e lejojnë të largohet sepse ka ende borxhe për të shlyer që e bën duke shitur copa të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit