-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova ndalon qarkullimin e kartëmonedhës 500 euroshe

Kryesoret

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar ditën e stome Rregulloren e re për Operacionet me Paratë  e Gatshme.

Kjo rregullore e cila hyn në fuqi në datën 1 shkurt, ndalon qarkullimin e kartëmonedhës 500 euroshe, më saktë të gjitha Institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kësaj kartëmonedhe.

“Importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera në Republikën e Kosovës mund të bëhet vetëm për dhe nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për ushtrimin e aktiviteteve financiare bankare” thuhet në vendimin e marrë nga Banka Qendrore e Kosovës.

Gjithashti shpjegohet se me qëllim parandalimin e parave të falsifikuara, të gjithë ata të cilët zotërojnë më shumë se 100 copë kartëmonedha pavarësisht nga shuma janë të detyruar ti deklarojnë, këtu përjashtohen vetëm personat të cilët ushtrojnë veprimtari financiare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit