-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Një precedent unik në botë, ministra të pandehur vazhdojnë detyrën

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka kritikuar qeverinë pas vendimit të Kushtetueses për Belinda Ballukun, duke e cilësuar situatën si “precedent unik në botë”, pasi një ministër i pandehur për abuzime vazhdon të ushtrojë detyrën dhe drejtues të institucioneve që ndodhen në “arrest shtëpie” mbeten në krye të tyre.

REAGIMI I PLOTË:

Precedent unik në botë është që sot Shqipëria ka Zëvendëskryeministër dhe ministër një të pandehur për abuzime në disa procedura publike tenderimi, me masë sigurimi personal me karakter shtrengues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Precedent unik në botë është vijimi i qetë i detyrës nga një e pandehur që sipas prokurorisë dhe gjykatës rrezikon të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët.
Precedent unik në botë është që zyra e Kryeministrit shndërrohet në zyrë avokatie për një të pandehur që i ka shkaktuar shtetit deri më tani një dëm prej të paktën 50 milionë euro.
Precedent unik në botë është paracaktimi i tenderave nga një ministër në shtëpinë e tij dhe drejtimi i punëve të shtetit me sms urdhëruese ndaj vartësve.
Precedent unik në botë është që dy institucionet më të mëdha shtetërore ARRSH dhe KESH sot i kanë drejtuesit në “arrest shtëpie” dhe ata vazhdojnë të jenë në krye të këtyre institucioneve.
Precedent unik në botë është të kthesh korrupsionin në sistem dhe të sillesh si i papërgjegjshëm e të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit