Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka folur edhe për koalicionet pas zgjedhore nëse partia e tij del fituese më 8 maj.
Duke folur për partitë shqiptare, Mickovski është shprehur i bindur se do të bëjë koalicion me “opozitën e konsoliduar shqiptare”, siç e ka quajtur.
“Kam parë qindra anketa. Të gjitha ato tregojnë se BDI ka stagnim ose rënie, kurse partitë opozitare shqiptare kanë rritje”, ka theksuar Mickovski, duke shtuar se BDI do të përjetojë “befasi të pakëndshme”.
Mickovski ka folur edhe për përparësinë e bindshme që partia e tij ka përballë LSDM-së, duke u shprehur i bindur se kjo i garanton fitore të sigurt në zgjedhje.