-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria thyen heshtjen, a u zbulua sekreti i vrasjes së Liridonës?

Kryesoret

Hetime intensive, sipas Prokurorisë, po zhvillohen lidhur me rastin e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Prokuroria Themelore e Prishtinës s’ka pranuar të ndajë më shumë informacione, duke u thirrur në ruajtjen e integritetit të hetimeve. Në paraburgim për këtë rast janë katër persona, përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, që dyshohet se e porositi vrasjen.

Misteri vazhdon ta mbulojë rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Hetimet për ta zbardhur këtë rast po vazhdojnë.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës i kanë thënë Gazetës Express se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime intensive. Në këtë fazë, deklarojnë se s’mund të ofrojnë informacione tjera për të ruajtur integritetin e hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ndaj rastit në fjalë janë duke u zhvilluar hetime intensive, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, thuhet në përgjigjen e Laureta Ulajt, zëdhënëses së Prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit