Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Clarisse Pasztory do të zhvillojë një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin për të folur për reformën zgjedhore.
Takimi do të bëhet në Kryesinë e Kuvendit në orën 14:00.
Një ditë më parë kryetarja e OSBE-së është takuar me Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn në cilësimin e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Pasztory u shpreh se mirëpret fillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.
Postimi i Clarisse Pasztory 16 janar:
“U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim.”