-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshimi i nënës/ Si i futi “Lorela” vajzat në “grackë” duke u “djegur” jetën?

Kryesoret

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga zbulimi dhe goditja e rrjetit shqiptar të prostitucionit që drejtohej nga “Lorela”, e cila ishte tutorja.

Por si u zbulua? “Prothotema” shkruan se ishte jetë luksoze, paratë e pajustifikuara dhe veshja luksoze. Ishte nëna e njërës nga të miturat e përfshira, e cila nisi të dyshonte mbi jetën e të bijës.

Ndryshimi në sjelljen e së bijës, si dhe komoditeti financiar ishin ato që ‘vunë në lëvizje’ nënën e 15-vjeçares dhe i dhanë indicie hetimeve për ekspozimin e grupit të tutorëve.

Sipas hetimeve të autoriteteve të nisura që nga viti 2022, “Lorela”, nëna e një djali, një 34-vjeçar dhe 25-vjeçarja Elena “peshkonin” vajza të mitura dhe me “karremin” e jetës luksoze i fusnin në rrugën e prostitucionit.

Mes viktimave të tyre është një 17-vjeçare dhe një 15-vjeçare, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ka shumë më tepër vajza që ranë në “grackën” e tyre.

“Lorela” afrohej me të miturat si shoqe dhe i joshte të prostituonin duke u gjetur klientë. Të miturat merrnin 50 deri në 100 euro, teksa edhe vetë shqiptarja përfitonte një përqindje nga ky aktivitet i paligjshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit