Gentian Gega është emri i 45-vjeçarit i cili prej 10 ditësh përndiqte me insistim një 23-vjeçare në rrjetet sociale.
Ai është arrestuar sot nga Sektori i Krimit Kibernetik pranë policisë së Tiranës.
23-vjeçarja merrte vazhdimisht mesazhe të tipit “të dua, nuk jetoj dot pa ty”, dhe ka vendosur të bëjë kallëzim pranë policisë dhe menjëherë krimi kibernetik ka nisur hetimet.
Report Tv mëson se Gega, i martuar me fëmijë, punon si kameraman në një televizion në Tiranë, akuzohet për përndjekje. Të dy kanë pasur marrëdhënie sentimentale me njëri-tjetrin, por 45-vjeçari së fundmi është fiksuar pas saj.
Përndiqte prej kohësh te renë dhe i hapte profile false, në pranga 45-vjeçari