-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë! Dera nuk hapet, 2-vjeçari vdes nga uria pranë babait të vdekur

Kryesoret

Një dy vjeçar vdiq nga uria në Angli pranë babait të tij të vdekur pasi pësoi një atak në zemër, ka zbuluar familja e tij e shkatërruar. Bronson Battersby u gjet i mbështjellë me pizhame pranë babait të tij Kenneth 60 vjeç, i cili besohet të ketë pësuar një atak në zemër pak pasi u pa i gjallë për herë të fundit në Boxing Day.

Një punonjës social vizitoi shtëpinë e tyre në Skegness, Lincolnshire më 2 janar, për një vizitë rutinë, por nuk mori asnjë përgjigje dhe kontaktoi policinë. Ata vizituan sërish shtëpinë më 4 janar, por sërish nuk pati përgjigje. Punonjësja sociale kontaktoi sërish policinë atë ditë.

Në mënyrë tronditëse trupat e Kenneth dhe Bronson – i cili u klasifikua si i pambrojtur dhe kontrollohej çdo javë – nuk u gjetën deri më 9 janar, kur vetë punonjësja sociale përdori një çelës nga pronari për të hyrë në shtëpi.

Nëna e vogëlushit, Sarah Piesse, 43 vjeçe, e pa për herë të fundit djalin e saj para Krishtlindjeve pas një sherri me ish-in e saj. Ajo tha për The Sun se “Nëse shërbimet sociale do të kishin bërë punën e tyre, Bronson do të ishte ende gjallë. Por ata nuk bënë asgjë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit